|
Nuk ka marrëveshje për presidentin | |||||||||||||||||||||||
Delegacionet e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste në Shqipëri kane mbyllur ditën e dytë të bisedimeve midis tyre pa arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidenti të ri të vendit. Mëgjithatë, nga deklarimet e palëve pas takimit, shihet një përafrim në qëndrimet e tyre. Përfaqësuesi socialist, Blendi Klosi tha se zgjidhja, sipas pikëpamjes socialiste, shkon drejt zgjidhjes së një sërie reformash. Për përfaqësuesin demokrat Astrit Patozi i mbështet këto propozime. Megjithatë pika më e vështirë gjatë diskutimeve mbetet çështja se kujt do t'i takojë presidenti i ri. Përpjekje të reja Ndërkohë brenda dy kampeve, situate është e ndryshme. Ndërsa të djathtët duket se flasin me një zë, tek të majtët janë vënë re shenja çarjeje. Partitë e vogla të krahut të majtë po kërkojnë përfshirjen e tyre në këto bisedime. Kryetari socialdemokrat Skënder Gjinushi ka paralajmëruar dështimin e procesit. Ndërkohë njoftohet se në zgjedhjen e presidentit të ri janë përfshirë edhe qarqet diplomatike në Tiranë. Mediat e Tiranës spekulojnë me emra të rinj për postin e kreut të ri të shtetit. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||