|
Ende e pazgjidhur çështja e presidentit | |||||||||||||||||||||||
Ashtu siç pritej, parlamenti shqiptar nuk arriti të zgjidhte as në raundin e dytë presidentin e ri të Shqipërisë. Kjo pasi maxhoranca dhe opozita, megjithë bisedimet intensive nuk arritën të nxjerrin një kandidaturë konsensuale. Në seancën e të mërkurës, përfaqësuesit e maxhorancës dhe opozitës debatuan rreth kushteve që palët i kishin imponuar njëra-tjetrës. Ben Blushi, kreu i grupit parlamentar të PS tha se çmontimi i kushteve ishte synimi i socialistëve, ndirsa u shpreh i gatshëm për të vazhduar bisedimet. Nga ana e tij, kreu i maxhorancës, kryeministri Sali Berisha u shpreh i gatshëm për të takuar krerët e të gjitha partive për të diskutuar për këtë çështje, ndërsa tha se të djathtët nuk kanë paragjykime. Por pavarësisht deklarateve të palëve për kushte apo përjashtime, në vëmendje janë kandidaturat tashmë të njohura, si ajo e zotit Bamir Topi, ish kreut socialist Fatos Nano, por edhe ajo e kreut aktual të shtetit Alfred Moisiu. Madje duket se deklarimet e disa politikanëve në parlament për figurën e presidentit të ardhshëm, kishin parasysh karakteristikat e tyre. Ndërkohë në shtypin shqiptar spekulohet edhe me emra të tjerë, më së shumti emra që vijnë nga rradhët e opozitës. Disa analistë thonë se nuk është çudi që në këtë post të ngjitet edhe ndonjë emër i panjohur, apo edhe i harruar. Seanca parlamentare është e gatshme të fillojë në çdo moment sapo palët të kenë arritur konsensusin për një kandidaturë. Por kjo nuk ka gjasa të ndodhi të paktën këtë javë. Nëse ju referohemi deklarimeve të të dy palëve gjithshka pritet në afatet maskimale kushtetuese, pra afër datës 24 korrik kur mbaron mandati i presidentit aktual Moisiu. | LOKALE Kuvendi i Shqipërisë pranë dështimit të dytë27 qershor 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||