|
Kuvendi i Shqipërisë pranë dështimit të dytë | |||||||||||||||||||||||
Pas një jave negociatash dhe polemikash mes kampeve kundërshtare politike ende nuk ka asnjë kandidat zyrtar për postin e Presidentit të Shqipërisë. Parlamenti është i detyruar, në bazë të kushtetutës, të mblidhet të mërkurën për të konsumuar seancën e dytë të procesit të zgjedhjes. Proces që është paralajmëruar të dështojë për arsye se nuk ka kandidatë. Arsyeja qëndron në mosarritjen ende të konsensusit të domosdoshëm mes dy kampeve politike. Konsensusi është i domosdoshëm pasi përndryshe nuk mund të mblidhen 60% e votave, ose 3/5 e deputetëve, përcaktim i sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë për zgjedhjen e Presidentit. Partia Socialiste e opozitës ka vënë si kusht për arritjen e konsensusit në fjalë, tërheqjen nga gara të kandidatit të Partisë Demokratike, Bamir Topi që është nënkryetar i partisë në pushtet. Demokratët thonë se as nuk kanë vënë kushte e as nuk pranojnë të tilla. | LOKALE Seancë e pasuksesshme për presidentin21 qershor 2007 | Faqja Kryesore Ligji shqiptar dhe procedura e zgjedhjes20 qershor 2007 | Faqja Kryesore Kuvendi debaton zgjedhjen e presidentit08 qershor 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||