BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 15 qershor 2007 - 10:23 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Rama kundër kandidaturës së Nanos

Edi Rama dhe Fatos Nano
Berisha e quan të mundshëm kandidaturën e Nanos si president
Kryetari i PS-së, Edi Rama nuk i dha mbështetje ish kryetarit Fatos Nano në kërkesën e tij për të qënë kandidati i së majtës në tryezën e partive, e cila pritet t’i japë një zgjidhje çështjes së presidentit të ri të vendit.

Takimi i parë mes tyre në selinë rozë u bë pas dy vitesh e zgjati përtej kohës së parashikuar dhe pa praninë e medias, por me burime nga stafet përkatëse mediat në Tiranë flasin për atmosferë jo miqësore mes kryetarit dhe ish kryetarit socialist.

Fatos Nano tha pas takimit se kishte rifilluar partneritetin me Edi Ramën, ndërsa zëdhënësi i PS-së tha në emër të zotit Ramës se ishte gabim mbledhja e firmave për kandidat nga kushdo dhe se kandidati i opozitës së bashkuar edhe brenda saj duhej të ishte konsesual.

Ndërkaq kryeministri, Sali Berisha, njëherazi edhe kryetari i PD-së tha të enjten, para nisjes për në SHBA, se ishte i gatshëm për një tryeze me opozitën për emrin e kreut të ri të shtetit edhe para 20 qershorit, kur është votimi i parë në Kuvend.

Shumica mbështet njëzëri kanditaturën e Bamir Topit, por lë të hapur dialogun për kanditatura të tjera që mund të sjellin konsesus me opozitën.

Ndërsa opozita nuk e pranon Bamir Topin si kandidaturë konsensuale Berisha thotë se presidenti aktual, Alfred Mojsiu nuk mund të jetë kandidaturë e tillë dhe e quan të mundshme kandidaturën e Fatos Nanos si konsesuale.

LOKALE
Kuvendi debaton zgjedhjen e presidentit
08 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Socialistët rinovojnë drejtuesit e Partisë
05 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Diskutohen kandidatët presidencialë
30 maj 2007 | Faqja Kryesore
Rama flet për zgjedhje të parakohshme
14 maj 2007 | Faqja Kryesore
PS në prag të një çarje të re
10 prill 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>