|
Socialistët rinovojnë drejtuesit e Partisë | |||||||||||||||||||||||
Figura të njohura të Partisë Socialiste, që për vite të tëra kanë patur poste të larta drejtuese brenda partisë dhe ekzekutivit shqiptar, nuk do jenë më anëtarë të Asamblesë Kombëtare të kësaj Partie. Asambleja është forumi më i lartë vendimmarrës mes dy kongresve. Në prurjet e reja për Asamblenë Kombëtare të PS bien në sy emrat e mbështetësve të njohur tashmë të kryetarit socialist Edi Rama si Dashamir Peza, Eduard Shalësi, Mimi Kodheli, Auron Tare, Artan Lame apo Saimir Tahiri e Valbona Sulçe. Mungojnë ndër të zgjedhurit ish ministrat e brendshëm Spartak Poçi, Igli Toska apo Luan Rama si dhe emrat e tjerë të njohur, ish ministrat e deputetët si Anastas Angjeli, Makbule Çeco, Bardhyl Agasi, Hamdi Jupe, Gjergj Koja, Sherif Bundo, Luiza Hoxha, Zamira Çaka etj. Asambleja Kombëtare e socialistëve do të ketë 160 anëtarë, ndërsa nga votimet e të dielës dalin direkt vetëm 60 anëtarë. Pjesa tjetër do të plotësohet me emrat e 42 deputetëve socialistë si dhe të ish drejtuesve të lartë të partisë dhe të shtetit të cilët futen në asamble automatikisht. Në mediat e Tiranës ka spekulime se të përjashtuarit nga drejtimi i partisë socialiste po grupohen për t’u rikthyer sërish në drejtimin e partisë apo për t’ju bashkuar ish kryetarit socialist Fatos Nano, nëse ai nuk fiton postin e Presidentit të Republikës dhe krijon një parti të re. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||