BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 10 prill 2007 - 18:51 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
PS në prag të një çarje të re

Rama dhe Nano
Fatos Nano s'përjashtoi krijimin e një partie të re nga rradhët e PS-së
Partia Socialiste, partia më e madhja e opozitës së majtë në Shqipëri, duket se gjendet në prag të një çarje të re.

Një ditë pas kongresit të saj, ku u pa qartë ndarja në dy grupime kundërshtare, ka patur zhvillime të mëtejshme.

Ndërsa në epiqendër ishte kreu i partisë Edi Rama, i cili kërkon me ngulm rinovimin e partisë, në vemendje është vendosur krijuesi dhe ish udhëheqësi i saj Fatos Nano.

Në një dalje të tij para medias, zoti Nano tha se PS është pushtuar nga një lëvizje radikale e kryesuar nga zoti Rama, i cili sipas tij, po uzurpon partinë.

Ish kreu socialist, e quajti aksident të rëndë atë çka kish ndodhur në kongresin socialist, duke thënë se ka ardhur koha që socialistët e vërtetë të marrin partinë.

Zoti Nano nuk përjashtoi krijimin e një partie të re, si dhe synimin e tij për postin e kreut të shtetit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Deklaratat e zotit Nano pasojnë dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm dhe kreut të grupit parlamentar zotit Pandeli Majko.

Kjo dorëheqje vjen pasi kongresi i socialistëve, hodhi poshtë propozimin e një grupi deputetësh, mes tyre dhe zoti Makjo, për të shtyrë kongresin pas zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Në komentin e tij për këto ngjarje kryeministri i vendit Sali Berisha tha se këto janë zhvillime brenda opozitës.

LOKALE
Edi Rama fiton përballë kundërshtarëve
09 prill 2007 | Faqja Kryesore
Polemika brenda socialistëve të opozitës
08 prill 2007 | Faqja Kryesore
Nano shpall kandidaturën për president
06 prill 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>