BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 08 prill 2007 - 06:52 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Polemika brenda socialistëve të opozitës
Udhëheqësi i opozitës Edi Rama
Polemika në rradhët e socialistëve për reformat në parti
Në Shqipëri Partia Socialiste, më e madhja e opozitës, është përfshirë nga polemikat e brendshme, pasi një grup deputetësh papritur kanë kërkuar ndryshimin e kalendarit të programit të reformave të partisë, në kundërshtim me sa ishte vendosur në muajin mars prej Asamblesë Kombëtare të partisë.

Ndër nismëtarët e kërkesave të reja është Sekretari i Përgjithshëm, Pandeli Majko, i cili në këtë çështje është rreshtuar kundër kryetarit të partisë, Edi Rama.

Vëzhguesit vënë re se në sfond të këtyre lëvizjeve qëndron ish-kryetari Fatos Nano, i cili ditët e fundit njoftoi se do të kandidojë për postin e Presidentit të Republikës, në muajin qershor.

Skena politike në Shqipëri është pështjelluar për arsye se çështja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, nëse nuk arrihet konsensus i gjerë në parlament, mund të çojë në zgjedhje të parakohshme.

Opozita e ka përsëritur prirjen drejt opsionit të zgjedhjeve të parakohshme në vijim të debateve të ashpra me qeverinë e kryeministrit Berisha, mes të tjerash, edhe për atë që po quhet presion i qeverisë me mediat kritike ndaj saj.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>