BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 06 prill 2007 - 07:24 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Nano shpall kandidaturën për president
Fatos Nano
Ish-kreu socialist Fatos Nano ka shpallur të enjten në mbrëmje publikisht gjatë një emisioni televiziv kandidaturën për president të vendit.

Ish-kryeministri dhe ish-kreu i socioalistëve tha se do te kandidonte për kreun e shtetit për t'i dhënë fund politikave te konfliktit në vend.

Në cilësinë e kandidatit për president, Fatos Nano tha se ndryshe nga Edi Rama, kreu aktual i partisë Socialiste, ai do të paraqiste në Kuvendin e Shqipërisë ditët e ardhsme një platformë bashkëpunimi.

Kjo platformë do të ishte rreth reformave që do të duhet të kryhen për ta afruar vendin me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n.

”Unë po bëj opozitë me politikën e sotme duke propozuar Detantën dhe paktin për zhvillimin vendit," tha ish- kryeministri Nano.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>