|
Rama flet për zgjedhje të parakohshme | |||||||||||||||||||||||
Kreu i opozitës socialiste, Edi Rama deklaron se partia e tij po bëhet gati për zgjedhje të parakohshme në vjeshtë, nëse nuk arrihet zgjedhja e një presidenti konsensual. Këtë deklaratë zoti Rama e bëri një ditë pas rizgjedhjes së tij në krye të partisë për nj mandat katër vjeçar, me afro 85 për qind të votave të anëtarësisë. Bashkë me zotin Rama u zgjodhën edhe shumica e krerëve socialistë në rrethe. Procesi i zgjedhjeve në PS u krye sipas parimit një anëtar një votë, ç'ka kreu socialist e konsideroi si historik. Por kundershtaret e tij brenda partisë përfshirë dhe ish kreun e PS Fatos Nano, i cili po synon presidencën shqiptare e konsideruan këtë proces si një fars. Me po të njëjtën gjuhë u shpreh PD me anë të zëdhënësit të vet. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||