BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 30 maj 2007 - 12:09 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Diskutohen kandidatët presidencialë
Selia e presidencës në Tiranë
Përpjekje për gjetjen e kandidatëve për president
Gati dy muaj para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Shqipëri forca të ndryshme politike po intensifikojnë kontaktet për të gjetur kandidatin për kreun e shtetit.

Në kampin e djathtë Partia Republikane dhe ajo Demokrate e Re po kërkojnë mbledhjen e partive të koalicionit për të përcaktuar një kandidaturë të përbashkët.

Deri tani të djathtët kanë nxjerrë si kandidatura nënkryetarin e Partisë Demorkatike, Bamir Topi, dhe politikanin veteran republikan Sabri Godo, dy politikanë të spikatur të 15 viteve të fundit në Shqipëri.

Në kampin e majtë bie në sy kandidatura e vetshpallur e ish-kreut socialist Fatos Nano.

Ndërkohë disa politikanë kryesore të këtij grupimi kanë deklaruar preferencën për rikandidimin e presidentit aktual Alfred Moisiu.

Në shtypin e sotëm shqiptar ka spekulime edhe për emra të tjerë nga e majta shqiptare.

Megjithatë, është e qartë se deri në përcaktimin zyrtar të kandidatëve si nga e majta ashtu dhe e djathta do të rrjedhë shumë ujë.

Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje politikës shqiptare për zgjedhjen e një presidenti konsensual, praktikë kjo e zbatuar pesë vjet më parë me rastin e zgjedhjes së presidentit Moisiu.

Por marrëdhëniet mjaft të tensionuara midis kampeve të politikës shqiptare, e vështirësojnë një gjë të tillë.

Shumica parlamentare, e cila nuk i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, këmbëngul për një kandidat nga rradhët e saj, ndërsa opozita paralajmëron se nëse kreu i shtetit nuk i takon asaj vendi do të kalojë në zgjedhje të parakohshme.

LOKALE
Presidenti Moisiu reagon ndaj zhvillimeve
21 maj 2007 | Faqja Kryesore
Rama flet për zgjedhje të parakohshme
14 maj 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>