|
Samiti i Brukselit mbyllet me optimizëm | |||||||||||||||||||||||
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se Evropa është në një pozicion drejtues në luftën kundër ngrohjes globale. Zoti Barroso e bëri këtë deklaratë pasi udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian përfunduan samitin e tyre dyditor në Bruksel, me një marrëveshje shumë të rëndësishme për ndryshimin e klimës. Brenda 13 vjetësh, BE-ja ka premtuar që të ulë me një të pestën, emetimin e gazeve që shkaktojnë efektin serë. Gjithashtu Bashkimi Evropian premtoi të rrisë konsumin e energjisë së përftuar nga burime të ripërtëritshme, si nga djelli dhe era nga 7 për qind deri në 20 për qind. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, që drejton deri në muajin qershor, tha se vendimi tregoi se BE-ja mund të veprojë si një e vetme. Ajo u bëri thirrje vendeve të tjera të botës që të ndiqnin shembullin për të parandaluar një katastrofë njerëzore. | LOKALE Dita e dytë e samitit të BE-së për energjinë08 mars 2007 | Faqja Kryesore Kreu i OKB-së paralajmëron për ndryshimin e klimës02 mars 2007 | Faqja Kryesore Marrëveshje për emetimin e dioksidit të karbonit 16 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Sondazh për rolin e ShBA-së në botë24 janar 2007 | Faqja Kryesore Merkel paralajmëron për Kushtetutën 17 janar 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||