|
Dita e dytë e samitit të BE-së për energjinë | |||||||||||||||||||||||
Në Bruksel të premten zhvillohet dita e dytë e një samiti të rëndëdishëm për çështjet e energjisë. Të enjten udhëheqësit evropianë ranë dakord në parim për të arritur objektivat për ripërtëritjen e energjisë. Presidenti i Komisioni Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se samiti për energjinë ishte një shans që nuk duhej humbur. Udhëheqësit thanë se vendosja e kuotave iu dërgonte një mesazh të qartë vendeve të mëdha si Shteteve të Bashkuara, Kina dhe India që edhe ato të japin kontributin e tyre. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që të drejtonin përpjekjet në luftën kundër ngrohjes globale për të ardhmen e brezave të ardhshëm. Zonja Merkel, vendi i së cilës ka edhe presidencën e rradhës të BE-së, dëshiron që 27 udhëheqësit, në samitin në Bruksel, të angazhohen për të ulur me 20% emetimin e dioksidit të karbonit deri në vitin 2020. Si pikë referemi do të merret niveli i gazrave në vitin 1990. Kancelarja Merkel hodhi poshtë shqetësimet e punëdhënësve evropianë se objektivat për ripërtëritjen e energjisë ishin të paarritshme dhe do të mbyllnin vende pune. Vendet ish komuniste si Polonia, që mbështetet shumë në qymyrguret e lira, thotë se planet janë shumë të kushtueshme. Franca dhe Finlanda duan që energjia bërthamore të përfitojë në të njëjtën masë, sikurse energjia djellore dhe ajo e përfituar nga fuqia e erës. Edhe sikur të arrihet një marrëveshje në samitin e Brukselit, Evropa nuk do të gdhihet e gjelbër brenda një nate. Do të duhen muaj, ndoshta vite, për të vendosur se cilat vende do të paguajnë koston më të madhe. | LOKALE Blair i dedikohet klimës14 shkurt 2007 | Faqja Kryesore Forumi i Davosit në ditën e fundit27 janar 2007 | Faqja Kryesore Merkel paralajmëron për Kushtetutën 17 janar 2007 | Faqja Kryesore Takim për Ngrohjen globale në Australi 11 janar 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||