BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 11 janar 2006 - 07:52 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Takim për Ngrohjen globale në Australi
Akullnajë
Amerikanët nuk e pranojnë Protokollin e Kiotos
Shtetet e Bashkuara dhe Australia thonë se hapat e sektorit privat për të luftuar pasojat e ngrohjes globale do të jenë më të efektshme se çdo masë që imponohet nga politikanët.

Në bisedimet që po zhvillohen në Sydney, Sekretari Amerikan për Energjinë, Samuel Bodman, tha se kompanitë do të vepronin për ta mbrojtur mjedisin sepse kjo ishte edhe në interesin e tyre.

Në këto bisedime marrin pjesë gjashtë nga kombet që shkaktojnë ndotjen më të madhe.

Ato thonë se në vend të përmbushjes së kuotave të përcaktuara në Protokollin e Kiotos, ndryshimet klimaterike mund të luftohen duke përdorur teknologji të reja dhe duke arritur marrëveshje të vullnetshme.

Mirëpo kritikët thonë se teknologjitë për mbrojtjen e mjedisin janë ende në fazën fillestare.

" Ajo që po ndodh në Australi është një përpjekje e pastër për të penguar atë që kryeministri britanik, Toni Blair, u përpoq të arrijë në samitin e tetë vendeve më të industrializuara në Gleneagles të Skocisë - përfshirja e vendeve në zhvillim në strukturat e OKB-së dhe të Protokollit të Kiotos" tha Phil Clapp, President i Trustit Kombëtar të Mjedisit.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>