 | | | Blair i dedikohet klimës |
Kryeministri britanik, Tony Blair, thotë se do të punojë në muajt që i kanë mbetur në detyrë për të arritur një marrëveshje të re për ndryshimin e klimës. Duke folur në Berlin pas bisedimeve me kancelaren gjermane Angela Merkel, zoti Blair tha se një nga çështjet kyçe që duhej trajtuar ishte ndihma për vende si Kina apo India që të marrin teknologjinë e nevojshme për të kontrolluar emetimet e dioksidit të karbonit. Zonja Merkel tha se ajo shpresonte se vendet e zhvilluara mund të punonin bashkërisht për të kufizuar ngrohjen globale në vetëm dy gradë Celcius gjatë dekadave të ardhshme. |