|
Merkel paralajmëron për Kushtetutën | |||||||||||||||||||||||
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar vendet anëtare të Bashkimit Evropian se do të përballen me një dështim historik nëse nuk do të arrijnë marrëveshje rreth Kushtetutës evropiane para zgjedhjeve evropiane të 2009-ës. "Është në interes të Evropës, të vendeve të saj anëtare dhe të shtetasve të saj që ta përmbyllin në mënyrë të kënaqshme këtë proces deri në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja evropiane në pranverë të vitit 2009," tha znj. Merkel. "Nëse kjo nuk do të ndodhë, do të bëjmë një gabim historik," shtoi ajo. Duke prezantuar planet për presidencën gjermane, znj. Merkel u angazhua që të punonte për të siguruar që projektkushtetuta e re të ishte gati në muajin qershor. kancelarja gjermane tha se Kushtetuta ishte dokument me rëndësi jetësore për mbijetesën dhe zgjerimin e vazhdueshëm të BE-së. Ajo tha po ashtu se BE duhet të sigurojë burimet e veta për furnizimin me energji dhe të punonte për një marrëveshje ndërkombëtare për ndryshimet klimatike . Ajo i përshkroi këto dy çështje si dy sfidat më të mëdha të shekullit të 21-të. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||