BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 24 janar 2007 - 10:33 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Sondazh për rolin e ShBA-së në botë
Shtëpia e Bardhë në Uashington
Gjysma e të anketuarve thonë se SHBA po luan rol negativ në botë
Një sondazh i më shumë se 26 mijë të anketuarve anëkënd 25 vendeve sugjeron se qëndrimi global ndaj rolit të Shteteve të Bashkuara në çështjet ndërkombëtare ka ndryshuar për keq në mënyrë të konsiderueshme gjatë vitit të fundit.

Sondazhi, i kryer për Shërbimin Botëror të BBC-së midis nëntorit dhe janarit nga kompania ndërkombëtare e anketave Globescan, arriti në konkluzionin se tri të katërtat e të anketuarve nuk pajtoheshin me mënyrën se si qeveria amerikane kishte vepruar në lidhje me Irakun.

Sipas anketës, vetëm tre nga dhjetë të anketuarë në Evropë, Azi, Lindje të Mesme dhe në të dy Amerikat thonë se Shtetet e Bashkuara po kanë efekt pozitiv mbi globin - rënje kjo prej njëzet përqind nga një sondazh i ngjashëm i kryer një vit më parë.

"Ka disa faktorë të ndyshëm, por më i madhi duket se është mënyra se si SHBA kanë vepruar në luftën në Irak. Shtatëdhjetë e tre përqind nuk pajtohen me mënyrën se si SHBA veprojnë në këtë rast. Gjashtëdhjetë e shtatë përqind nuk pajtohen me mënyrën se si SHB trajtojnë të ndaluarit në Guantanamo Bay. Poashtu, mënyra se si SHBA kanë reaguar ndaj luftës midis Izraelit dhe Hezbollahut, Iranit, ndyshimeve klimatike dhe Koresë së Veriut. Në të gjitha këto fusha, është një shumicë e qartë e tyre anëkënd botës që nuk pajtohen me atë se si kanë reaguar Shtetet e Bashkuara," tha Dr Steven Kull, i cili ka qenë i përfshirë në sondazh.

Sipas sondazhit, që u bë publik një ditë para fjalimit vjetor të presidentit Bush, një në dy vetë (49%) anëkënd të njëzet e pesë vendeve të anketuara tani thonë se SHBA po luan një rol kryesisht negativ në botë. Më shumë se dy të tretat (68%) të të anketuarve besojnë se prania ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme po nxit më shumë konflikt se sa që po parandalon dhe vetëm shtatëmbëdhjetë përqind besojnë se trupat amerikane atje janë forcë stabilizuese.

"Sondazhi nuk do t'u pëlqejë shumë amerikanëve. Është e qartë se imazhi i Shteteteve të Bashkuara në vendet në të cilat janë bërë anketat, diku njëzet e pesë vende, është i keq. Dhe një numër të atyre vendeve, imazhi i SHBA-së ka shënuar rënje të vazhdueshme. Në përgjithësi, ekziston një mospajtim I fuqishëm për mënyrën se si qeveria amerikane kishte vepruar në krizën e Irakut por natyrisht shtrohen pyetje për shumë probleme të tjera të mëdha ndërkombëtare me të cilat po ballafaqohen amerikanët, dhe lajmet për ato poashtu nuk janë tmerrësisht pozitive," thotë korrespondenti diplomatik i BBC-së Xhonëthën Markës.

Sipas sondazhit, 55 përqind e britanikëve të anketuar vazhdojnë të shohin influencën amerikane si kryesisht negative dhe 81 përqind e të anketuarve nuk pajtohen me veprimet amerikane në luftën në Irak.

Sondazhi u krye edhe në Gjermani. Për këta të rinjë të Berlinit, politika e jashtme amerikane nënkupton vetëm një gjë - Irakun.

"Është katastrofë. Kam vetëm një fjalë për këtë: Iraku. Ajo ka dështuar plotësisht në pesë vitet e fundit - e gjithë fushata në Irak dhe në Afganistan - me të gjitha konsekuencat për pjesën tjetër të botës," thotë një i ri nga Berlini.

"Mendoj se nuk kanë një imazh vërtetë pozitiv në këtë moment, sepse Irakun e gjen si fantazmë mbi të gjitha politikat. Nuk jam e sigurtë nëse me të mund ta shpëtojnë reputacionin e tyre," thotë një prej të anketuarve.

Të rinjë të anketuar në Lagos në Nigeri ishin poashtu të brengosur për shkak të okupimit amerikan të Irakut. Por një grua nuk deshi të dënonte keqtrajtimin e të dyshuarve për terrorizëm dhe të burgosurve në Guantanamo nga Amerika:

"Kjo ndodh kudo. Njerëzit trajtohen keq. Amerikanët i trajtojnë njerëzit keq. Irakianët i trajtojnë njerëzit keq. Kjo ndodh kudo," thotë një e re në Lagos.

"Ata shkuan në Irak për luftë, por nuk kishin plan B. Kështu që e gjitha po shkatërrohet dhe po e bën administratën e Bushit jo popullore," thotë një tjetër.

Edhe publiku amerikan duket se ka dyshime serioze rreth politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Shumica e të anketuarve nuk u pajtuan me mënyrën se si administrata e Bushit veproi në luftën në Irak si dhe në lidhje me ndryshimet klimatike.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>