|
Anulime dhe vonesa në aeroportet britanike | |||||||||||||||||||||||
Anulimet e fluturimeve dhe vonesat kanë vazhduar në aeroportet në Britani dy ditë pasi policia tha se kishte goditur një kompllot për të shpërthyer aeroplanë që shkonin për në Shtetet e Bashkuara. Policia britanike mban nën arrest 23 persona lidhur me atë që mendohet se ishte një komplot për të shpërthyer aeroplanë, ndoshta duke përdorur mjete shpërthyese të lëngshme të fshehura në çantat e dorës. Ndërsa ekziston frika se komplotues të tjerë të dyshuar mbeten ende të lirë, masat e larta të sigurisë janë ende në fuqi, përfshirë kontrolle të rrepta dhe kufizime rigoroze të sendeve që pasagjerët marrin me vete në bord. Më shumë se një e treta e fluturimeve nga aeroporti Heathrow në Londër janë anuluar dhe kompania British Airways i ka akuzuar autoritetet e aeroporteve se nuk po i përballojnë dot kufizimet e reja, duke i detyruar disa fluturime të nisen ndërsa pasagjerët ishin ende në radhë për t'u kontrolluar çantat. Kompania e fluturimeve me kosto të ulët, Ryanair, i ka bërë thirrje qeverisë për të ofruar personel të sigurisë për të parandaluar bllokimin e aeroporteve të Britanisë. Ndërkohë, BBC-ja ka mësuar se policia që po heton këtë komplot të dyshuar, po sheh për lidhje të mundshme me sulmet me bomba në Londër më 7 korrik të vitit të shkuar, ku gjetën vdekjen 52 persona. Ata po konsiderojnë gjithashtu përfshirjen e mundshme të militantëve në Pakistan, ku janë arrestuar dy persona në lidhje me komplotin e dyshuar. | LOKALE Myslimanët fajësojnë politikën për ekstremizmin12 gusht 2006 | Faqja Kryesore Vazhdon operacioni anti-terrorist11 gusht 2006 | Faqja Kryesore Analizë: 'Rishfaqje' e mundshme e Al-Kaidës11 gusht 2006 | Faqja Kryesore Britania mban nivel të lartë gatishmërie11 gusht 2006 | Faqja Kryesore Zbulohet 'komploti terrorist'10 gusht 2006 | Faqja Kryesore Niveli i sigurisë në shkallën më të lartë10 gusht 2006 | Faqja Kryesore Ndërpritet komplot terrorist kundër avionëve10 gusht 2006 | Faqja Kryesore Ndërprerje dhe vonesë fluturimesh në Britani 10 gusht 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||