BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 10 gusht 2006 - 18:39 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ndërprerje dhe vonesë fluturimesh në Britani
Pasagjerë në aeroporte
Shumë pasagjerë janë bllokuar në aeroporte
Vendosja e masave të reja të sigurisë në Britani ka shkaktuar ndërprerje dhe vonesë të fluturimeve.

Fluturimet për në shumë qytete evropiane janë pezulluar pasi kontrolluesit e trafikut ajror kërkuan që shumica e fluturimeve për në Heathrow të anulloheshin.

Një zëdhënës tha se nuk ishte e qartë se për sa kohë do të vazhdojnë masat e nivelit të lartë.

Edhe aeroportet e tjera kanë forcuar tashmë masat e sigurisë.

Përfaqesuesi i British Airways në Tiranë, Adrian Dafa, thotë nga Rinasi për BBC-në se fluturimi i sotëm do të kryhet por me vonesë. Ndërkohë në aeroport janë marrë të gjitha masat e sigurisë.

Qantas, linja ajrore australiane, thotë se ka kufizuar bagazhet e dorës për fluturimet për në Britani si dhe ka ndaluar lëngje në fluturimet që shkojnë drejt SHBA-ve.

LOKALE
Zbulohet 'komploti terrorist'
10 gusht 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>