|
Zbulohet 'komploti terrorist' | |||||||||||||||||||||||
Policia britanike thotë se ka zbuluar një komplot terrorist për të hedhur në erë gjatë fluturimit avionë pasagjerësh që udhëtonin nga Britania e Madhe për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mendohet se plani ishte që të aktivizoheshin mjete shpërthyese të futura në bordin e avionit në bagazhin e dorës. Policia ka arrestuar 16 persona në zonën e Londrës pas një operacioni anti-terririst që ka zgjatur disa muaj. Masat e sigurisë janë shtuar në të gjithë aeroportet e Britanisë së Madhe dhe priten vonesa në fluturime. Shrbimi britanik i zbulimit, MI5 e ka rritur nivelin e kërcënimit në kritik-më i larti i mundshëm. Policia, përmes një deklarate tha se hetimi i tyre rreth 'komplotit' ishte një operacion madhor, që do të zgjaste dhe që do të jetë kompleks. Ministri i Brendshëm britanik, John Reid konfirmoi ekzistencën e një komploti "për të rrëzuar disa avionë me shpërthime në mes të fluturimit". Çanta transparente Departamenti i Transportit ka vendosur rregulla të reja për masat e sigurisë në aeroportet e Britanisë së Madhe. Pasagjerët nuk do të lejohen të marrin bagazh në dorë në asnjë fluturim për në Britaninë e Madhe, sipas departamentit. Në bord të avionit do të lejohen vetem mjete më të domosdoshme-pasaporta dhe portofole, dhe këto të vendosura në çanta transparente plastike. "Ne shpresojmë që këto rregulla, që rishikohen nga qeveria, do të jenë në fuqi vetëm për një periudhë të kufizuar," thuhet në deklaratë. Paralajmërim Sekretari i brendshëm britanik, John Reid, paralajmëroi të mërkurën se Britania po përballet me një lloj të ri terrorizmi që nuk njeh kufij. Në një fjalim në Londër, zoti Reid tha se kërcënimi tani nuk vinte nga shtete fashiste si në të shkuarën, por nga ato që ai i quajti 'individë fashistë të përgatitur për të përdorur metoda të shkatërrimit në masë'. Ai tha se policia dhe shërbimet e sigurisë nuk mund të garantojnë 100% sukses në luftën kundër terrorizmit. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||