BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 12 gusht 2006 - 08:25 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Myslimanët fajësojnë politikën për ekstremizmin
Policë dhe dy gra myslimane në një lagje të Londrës
Myslimanët fajësojnë politikën e Blairit
Grupe myslimane britanike i kanë thënë kryeministrit britanik, Tony Blair, se politikat e Britanisë në Irak dhe Liban po i vënë qytetarët në rrezik të shtuar për sulme.

Një letër e hapur që botohet si një reklamë në disa gazeta kombëtare britanike, është nënshkruar nga më shumë se 30 grupe myslimane dhe shumica e deputetëve myslimanë.

Ajo thotë se politika e tanishme e qeverisë i jep municion ekstremistëve.

Letra u publikua ndërsa policia britanike vazhdon të marrë në pyetje 23 persona të arrestuar në lidhje me një komplot për të hedhur në erë avionë pasagjerësh mbi Atlantik.

I arrestuari i 24-rt është liruar pa u akuzuar.

Ministri I brendshëm Britanik, John Reid ka bërë të ditur se niveli zyrtar i gatishmërisë do të mbetet 'kritik', më i larti i mundshëm, që të mund të garantohet mbrojtja për publikun në Britani.

Autoritetet britanike kan ngrirë asetet financiare të 19 prej të arrestuarve në lidhje me komplotin e dyshuar.

LOKALE
Vazhdon operacioni anti-terrorist
11 gusht 2006 | Faqja Kryesore
Analizë: 'Rishfaqje' e mundshme e Al-Kaidës
11 gusht 2006 | Faqja Kryesore
Britania mban nivel të lartë gatishmërie
11 gusht 2006 | Faqja Kryesore
Zbulohet 'komploti terrorist'
10 gusht 2006 | Faqja Kryesore
Reid flet për rreziqe të reja
09 gusht 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>