BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 09 gusht 2006 - 18:23 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Reid flet për rreziqe të reja
John Reid
Sekretari i brendshëm britanik, John Reid, ka paralajmëruar se Britania po përballet me një lloj të ri terrorizmi të pakufizuar, ndërsa vendi është nën kërcënimin më serioz që nga fundi i Luftës së dytë botërore.

Në një fjalim në Londër, zoti Reid tha se kërcënimi tani nuk vinte nga shtete fashiste si në të shkuarën, por nga ato që ai i quajti individë fashistë të përgatitur për të përdorur metoda të shkatërrimit në masë.

Ai tha se policia dhe shërbimet e sigurisë nuk mund të garantojnë 100% sukses në luftën kundër terrorizmit dhe se i përkiste të gjithë shoqërisë të punonte së bashku për ta luftuar atë.

Ministri i brendshëm bëri thirrje për një debat mbi atë se cila do të ishte kosto e ruajtjes së lirisë dhe mbrojtjes së sigurisë së Britanisë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>