|
Partosh analizon zgjedhjet në Hungari | |||||||||||||||||||||||
Hungarezët votojnë të djelën në raundin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, rezultatet e të cilave do të kenë një ndikim të rëndësishëm në mënyrën se si vendi i tyre do të përballojë defiçitin buxhetor, që është më i madhi në BE. Koalicioni i drejtuar nga socialistët, siguroi një kryesim të ngushtë pas raundit të parë dhe që prej asaj kohe problemet në opozitën koservatore i kanë rritur shanset e qeverisë për të qëndruar në pushtet. Që prej rrëzimit të komunizmit në vitin 1989, hungarezët shfrytëzuan mundësinë e tyre për të votuar për partinë që e ndjenin se duhet të mbështesnin. Në praktikë kjo do të thotë ndëshkimi i qeverive që po shkonin, të cilat morën një 'JO' të fortë nga katër zgjedhjet e mëparshme. Kjo është hera e parë që një koalicion i Socialistëve dhe Liberal-Demokratëve të Lirë ka një shans të mirë për të qëndruar në qeveri. Në raundin e parë të zgjedhjeve, socialistët erdhën në krye me 43 për qind të votave. Suksesi i tyre i atribuohet në një masë të vogël kryeministrit Ferenc Gyurcsany, që mori drejtimin e qeverisë 18 muaj më parë. Zoti Gyurcsany, një biznesmen multi-millioner dhe një ish udhëheqës i rinisë komuniste e transformoi fatin e socialistëve që deri vitin e kaluar kishin mbetur prapa partisë kryesore të opozitës Fidesz ( Aleanca Qytetare Hungareze). Arritjet e zotit Gyurcsany kanë qënë një kombinim i aftësive personale; energjisë, karizmës dhe vendosmërisë. Pas disa udhëheqësve socialistë, ai tregoi se ishte një rival i denjë i udhëheqësit të Partisë Fidesz, Viktor Orban, që ka qënë i vështirë për t'u sfiduar, për shkak të efektit që kishte retorika e tij politike. Zoti Gyurcsany, që kishte si model të tij kryeministrin britanik Tony Blair, ka qënë i intresuar që të kombinojë politikat ekonomike pro-tregut dhe pro-evropiane për të krijuar një shoqëri fituesish. Ndryshe prej tij, zoti Orban ka promovuar një politikë më të kujdesshme ndaj BE-së dhe influencës nga jashtë në përgjithësi. Ai ka premtuar ndihmë për bizneset në Hungari nga ajo që ai ka përshkruar si "një qeveri kombëtare" me "një zemër kombëtare". Ai nga ana tjetër, ka premtuar ulje masive të taksave në mënyrë të veçantë për të punëdhënësit, - si një masë për t'i dhënë shtysë tregut të punës, megjithëse niveli i papunësisë në Hungari mbetet më i vogël se mesatarja në Bashkimin Evropian rreth 7 për qind. Zoti Orban premtoi uljen e taksave, dhe shprehjet kundër atij që e quan "kapitalizëm i egër" e kanë vënë në vështirësi marrëdhënien e tij me partinë e vogël të opozitës, Forumin Demokratik Hungarez. Kjo parti në raudnin e parë, në mënyrë të papritur arriti të kapërcente pragun e lejuar të 5 përqindëshit për të hyrë në parlament. Forumi Demokratik ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme partinë Fidesz se po sillet si populiste - jo si koservatore,- dhe ka dhënë shenja se nuk do të marrë pjesë në një koalicion që të dotë ketë si kryeministër zotin Orban. Pas raundit të parë, zoti Orban rrezikoi duke hequr dorë si kandidat për kryeministër me qëllim që të bënte koalicion me Forumin Demokratik. Por të dyja partitë nuk arritën të ngushtonin ndarjen mes tyre. Fakti që partitë konservatore kanë fërkime me njëra- tjetrën, aleanca liberal-socialiste që siguroi 49 për qind të votave në raundin e parë, është një pozicion favorit për të fiuar. Në fakt në krahun e djathtë nuk mund të thuhet se ka një aleancë. | LOKALE Blair lufton për buxhetin e BE-së02 dhjetor 2005 | Faqja Kryesore Kushtetuta Evropiane - çfarë ndodh më tej?06 qershor 2005 | Faqja Kryesore Hungaria përkrah anëtarësinë e Kroacisë 15 prill 2005 | Faqja Kryesore Raport i parlamentit britanik për Ballkanin 23 shkurt 2005 | Faqja Kryesore Grindje e re politike mbi imigracionin 30 mars 2004 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||