BBCAlbanian.comNews image
Përditësimi: Botuar: E martë, 30 mars 2004 - 13:42 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Grindje e re politike mbi imigracionin
Sekretari i brendshëm britanik
David Blunkett ka pezulluar aplikimet
Sekretari i brendshëm britanik, David Blunkett ka bërë të ditur se të gjitha aplikimet për imigrim nga Bullgaria dhe Rumania janë pezulluar për momentin.

Ky veprim është lëvizja e fundit në mosmarrëveshjet në rritje mbi akuzat se disa shtetas bullgarë dhe rumunë po lejoheshin të hynin në Britani megjithë faktin se dokumentet e tyre ishin të falsifikuara.

Kjo është grindja e dytë politike në Britani lidhur me imigrimin nga Evropa lindore. Secila mosmarrëveshje është inkurajuar më shumë nga tifozët konservatorë.

Duke i dhënë krah frikës se Britania do të përmbytet nga valë të huajsh, është një metodë e mirë për të kapur votat për të djathtën politike në Britani ashtu si edhe në shumë vende të tjera dhe David Blunkett e ka karakterizuar debatin si çështje e "politikës së zhveshur".

Raundi i parë i akuzave kishte të bënte me imigrantët nga të ashtuquajturat vende që do të anëtarësohen në BE, si Polonia dhe Hungaria që do të hyjnë në BE pas afro një muaji.

Oficerë të imigracionit ishin udhëzuar të pakësonin disa nga kontrollet mbi imigrantët, pasi së shpejti ata do të kenë të drejtë automatike të vijnë në Britani.

Pasi departamenti i imigracionit ka një sërë çështjesh të grumbulluara, kjo nuk dukej si skandal, por diçka e kuptimshme. Por akuzat e kësaj jave janë më serioze.

Konsulli britanik në Bukuresht i shkruajti një deputeti të opozitës duke u ankuar se vendimi për të ndaluar kontrollet vendase mbi aplikimet nga Bullgaria dhe Rumania po lejonte një numër të madh aplikimesh të rreme të aprovoheshin pasi oficerët e imigracionit në Britani nuk janë në gjendje të lexojnë bullgarisht dhe rumanisht dhe nuk mund të dallojnë dokumentet e falsifikuara.

Konsulli tashmë është pezulluar nga detyra. Partia konservatore e opozitës tani planifikon ta ngrejë çështjen në parlament.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>