|
Hungaria përkrah anëtarësinë e Kroacisë | |||||||||||||||||||||||
Kryeministri hungarez, Ferenc Gyurcsany ka qortuar disa qeveri të BE-së duke përfshirë Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Hollandën mbi vonesat bërë përpjekjeve të Kroacisë për anëtarësi në BE. Kontraversialiteti ka të bëjë me dështimin e Kroacisë për të bashkëpunuar tërësisht me Gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Hungarezët e kanë përkrahur që në fillim anëtarësinë e Kroacisë në Mars . Duke folur në Budapest, kryeministri hungarez paraqiti versionin e vet të qortimit diplomatik. "Disa diplomatë erdhën te ne duke na thënë se disa qeveri nuk do të jenë të kënaqura, nëse ne përkrahim Kroacinë. Por ne nuk jemi këtu për të kënaqur njëri-tjetrin." |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||