|
Kushtetuta Evropiane - çfarë ndodh më tej? | |||||||||||||||||||||||
Britania ka konfirmuar se po pezullon mbajtjen e referendumit mbi kushtetutën e BE-së, edhe pse udhëheqësit e tjerë evropianë thonë se procesi i ratifikimit duhet të vazhdojë. Një javë pasi votuesit francezë dhe hollandezë hodhën poshtë kushtetutën, sekretari i jashtëm britanik Jack Straw i tha parlamentit britanik se qeveria nuk shihte ndonjë arsye të mbante referendumin. A ka marrë fund kushtetuta? Kushtetuta nuk mund të hyjë në fuqi nëse nuk ratifikohet nga 25 anëtarët e Be-së-- siç bëhet e qartë në Nenin IV-447. Në të thuhet se traktati do të hyjë në fuqi kur "janë përdorur të gjithë instrumentet e ratifikimit." Plani i parë ishte që ai të vihej në zbatim më 1 nëntor 2006. Vota hollandeze dhe franceze nënkupton që nuk do të ketë më kushtetutë. A ndalon tani procesi i ratifikimit? Qeveritë franceze dhe gjermane kanë thënë se të gjitha shtetet anëtare kanë "të drejtën dhe detyrën" të kalojnë procedurat e tyre të ratifikimt. Megjithatë, qeveria britanike ka vendosur të pezullojë planet për të zhvilluar një referendum pranverën e ardhshme. Çfarë ndodh më tej? Udhëheqësit e BE-së do të takohen në Bruksel me 16-17 qershor. Ata do të debatojnë se çfarë do të bëjnë- nëse do të pranojnë se nuk është i mundur ratifikimi i këtij traktati apo nëse do t'i bëjnë thirrje shteteve anëtare të vazhdojnë procesin e votimit për të parë balancën përfundimtarë të opinionit. Disa mund të kërkojnë një shtyrje pa afat të ratifikimit me shpresën se do të gjendet një zgjidhje më vonë. Ata mund të mos arrijnë një konkluzion të përbashkët. A ekziston një plan B? Jo. Megjithatë ekziston një procedurë për diskutimin e situatës. Projekt kushtetuta thotë se nëse, dy vjet pa nënshkrimit të traktatit (që ndodhi më 29 tetor 2004), 20 shtetet anëtare e kanë ratifikuar atë dhe të tjerët " kanë ndeshur vështirësi", "çështja do t'i kalohet Këshillit Evropian". Këshilli Evropian është një samit. A mund të bëjë BE-ja pa kushtetutë? Po. Ajo do të vazhdojë të funksionojë në bazë të traktateve ekzistuese. Në pikëpyetje është vënë drejtimi i ardhshëm i BE-së. Është e mundur që disa qeveri do të propozojnë një traktat të ri-- por kjo do të dojë disa vjet të negociohet. Të tjerë mund të sugjerojnë disa reforma më të lehta që nuk do të kërkojnë ndryshim të traktatit. Disa madje mund të përpiqen ta vazhdojnë integrimin vetë duke krijuar një bërthamë të brendshme. Por nuk ka të ngjarë që të ndodhë diçka me shpejtësi. Kush e ka ratifikuar traktatin deri tani? Kush tjetër pritet të zhvillojë referendum? Pse votuan kundër francezët dhe hollandezët? Francezët e bënë këtë pjesërisht si protestë kundër qeverisë, veçanërisht në lidhje me ekonominë. Në të djathtë, votuesit ishin të shqetësuar se Franca po i dorëzon sovranitetin Be-së. Hollandezët ishin gjithashtu të shqetësuar në lidhje me vendin e Hollandës në një BE të zgjeruar, me frikën për pasojat mbi anëtarët më të vegjël me tradita liberale. Çfarë rëndësie ka kjo për Be-në? BE-ja duhet të përballet me problemin e mospërputhjes së pikëpamjeve të njerëzve dhe atyre të politikanëve. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||