 |  Irani këmbëngul se po zhvillon vetëm aktivitete paqësore |
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike ka miratuar një rezolutë, përmes së cilës i bën thirrje Iranit të pezullojë të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me pasurimin e uraniumit. Agjencia me selinë në Vjenë i kërkon Teheranit të ndihmojë që deri më 25 nëntor të kenë marrë përgjigjje të gjitha pyetjet kryesore që kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit. Ky i fundit nga ana e vet këmbëngul se ka të drejtë të pasurojë uraniumin si pjesë e programeve paqësore bërthamore. Por Uashingtoni dyshon se Teherani po zhvillon në mënyrë sekrete një bombë atomike. |