BBCAlbanian.comNews image
Përditësimi: Botuar: E diel, 25 korrik 2004 - 18:32 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Irani nuk pranon akuzat e raportit amerikan
Pamje nga Irani
Irani tha se ka ndarje të thella ideologjike me al-Kaidan
Irani ka hedhur poshtë akuzat e një raporti të Kongresit amerikan për lidhje midis Teheranit dhe al-Kaidas.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme iraniane tha se ajo që ishte prezantuar ishte një propagandë për zgjedhjet presidenciale.

Ai tha se askush nuk besonte përpjekjet për të provuar lidhjet midis Iranit dhe al-Kaidas pasi midis tyre ka ndryshime të thella ideologjike.

Hetimi i Kongresit amerikan mbi sulmet e 11 Shtatorit thonte se kishte patur kontakte midis oficerëve iranianë të shërbimit sekret dhe figurave të larta të al-Kaidas dhe se disa prej atyre të përfshirë në sulm kishin kaluar nëpërmjet Iranit.

Por raporti arriti në përfundimin se nuk kishte prova për përfshirje të Iranit në sulme.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>