|
SHBA-ja 'mbron' militantët iraninë | |||||||||||||||||||||||
Shtetet e Bashkuara u kanë ofruar mbrojtje në bazë të Konventës së Gjenevës një grupi të opozitës iraniane në mërgim, "Muxhajedinët e Popullit". Militantët e organizatës që ka katër mijë anëtarë janë duke qëndruar në një kamp në lindje të Irakut. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se statusi i ri nuk do të thoshte se SHBA-ja tërhiqej nga vendimi për ta quajtur organizatën terroriste. Qeveria iraniane deklaroi se kjo vendimi i SHBA-së binte në kundërshtim me pretendimet e Amerikës se po lufton terrorizmin. Amerikanët nga ana e tyre, hedhin poshtë këto deklarata dhe këmbëngulin se vendimi i tyre reflekton qëndrimin se militantët nuk ishin kundërshtar të luftës në Irak. Statusi i ofruar u jep mundësi militantëve iranianë që të strehohen në kampet e Kryqit të Kuq dhe të UNHCR-së. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||