|
El Baradei njofton për inspektimin në Iran | |||||||||||||||||||||||
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Mohamed El Baradei, tha se gjatë inspektimit në Iran të një uzine që dyshohej se prodhonte armë bërthamore nuk ishte gjetur asnjë provë. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë takimit të bordit të guvernatorëve të Agjencisë ku vazhdon diskutimi lidhur me një projektrezolutë për Iranin. Disa zyrtarë amerikanë thanë se uzina në Parchin të Iranit mund të kishte lidhje me një laborator që merreshe me kërkime në fushën e armëve bërthamore. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin se po i përdor aktivitetet bërthamore për qëllime civile si mburojë për aktivitetin e prodhimit të armëve bërthamore. Por kjo akuzë është hedhur poshtë prej Teheranit. Bordi i guvernatorëve të Agjencisë po përpiqet që të arrijë një konsesus për miratimin e një projektrezolute që i bën thirrje Iranit t'i japë fund aktiviteteve për pasurimin e uraniumit. Doktor El Baradei njoftoi gjithashtu se ai do të vizitojë Korenë e Veriut në muajin tetor për të diskutuar lidhur me njoftimet e fundit që tregojnë se koreanoveriorët kanë bërë prova me uranium të pasuruar dhe plutonium. Shefi i Agjencisë njoftoi se një ekipi i Agjencisë udhëtonte të shtunën drejt Koresë e Veriut. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||