|
Rrëmbyesit kaluan tranzit në Iran | |||||||||||||||||||||||
Drejtori i përkohshëm i CIA-s, John Mclaughlin, ka thënë se rreth tetë rrëmbyes të avionëve që morën pjesë në sulmet e 11 shtatorit në Amerikë, kanë kaluar tranzit nëpër Iran. Njoftimet gjatë fundjavës sugjerojnë se Komisioni i 11 shtatorit, i cili publikon raportin e tij të enjten, do të sigurojë dëshmi të detajuara se tetë rrëmbyesit kanë kaluar nëpër Iran para se të sulmonin Kullat Binjake në Nju-Jork dhe Pentagonin. Në të njëtën kohën pritet që në raport të thuhet se autoritetet në Iran nuk u kanë vënë atyre vula në pasaportë, duke u ndihmuar kështu që të marrin më lehtë vizat për në Amerikë. Duke i konfirmuar këto njoftime, drejtori i përkohshëm i CIA-s tha se ai kishte qenë në dijeni për një kohë të gjatë për lidhjet e tyre me Iranin , por tha se nuk kishte dëshmi se aktivitetet e rrëmbyesve ishin mbështetur zyrtarisht nga qeveria e Teheranit. Irani ka pranuar se disa prej tyre kanë mundur të kalojnë nëpër territorin e tij, por thotë se tani i ka shtrënguar kontrollet kufitare. Administrata e Bushit dëshiron që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të njoftojë sanksione kundër Iranit për dyshimet se ai ka ambicje bërrthamore. Ka spekulime se do të ketë një qëndrim më të ashpër ndaj Teheranit në se Bushi fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit, por nuk ka supozime se në to mund të përfshihet një pushtimi i stilit irakian. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||