|
Diplomati iranian mbahet peng në Irak | |||||||||||||||||||||||
Një diplomat iranian, i zhdukur prej disa ditësh në Irak, mendohet se është rrëmbyer nga militantët. Qeveria iraniane tha se diplomati, Fereidun Xhahani, u zhduk ditën e mërkurë teksa po udhëtonte nga Bagdadi drejt qytetit të Qerbelasë, me shumicë shiite, ku do të merrte postin e sapokrijuar të konsullit. Një grup i vetëquajtur Ushtria Islamike Irakiane nxorri një video ku tregohej pasaporta e zotit Xhahani. Pjesëtarët e këtij grupi thanë se diplomati iranian po përpiqej të nxiste ndarjen sektare. Muajin e kaluar ministri irakian i mbrojtjes, Hazem Al-Shalan, e akuzoi Iranin se po ndërhynte në punët e brendshme të Irakut. |
| |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||