|
Privatizohet një grup pronash shtetërore | |||||||||||||||||||||||
Ministria shqiptare e ekonomisë ka bërë publike një listë prej qindra pronash në të gjithë Shqipërinë, nga privatizimi i të cilave mendohet që të hyjnë në buxhetin e shtetit të paktën 100 milionë euro. Zëvendësministri shqiptar i ekonomisë Leonard Beqiri i tha BBC se një pjesë e këtyre pronave nuk janë më në shërbim publik dhe pronarët e tyre gëzojnë të drejtën e parablerjes. Sipas tij, ky proces synon edhe vënien në qarkullim të burimeve të rëndësishme ekonomike. Qeveria shqiptare po vazhdon me intensitet procesin për privatizimin e pronave shtetërore. Ajo synon që pjesa më e madhe e këtij procesi, rreth 70 për qind, të përfundojë në vitin 2011. Procesi i privatizimit i nisur prej kohësh në Shqipëri pritet të hyjë këtë vit në një faze më intensive. Pas privatizimit vitet e kaluara të disa ndërmarrjeve të cilësuara si strategjike, viti 2010 është cilësuar si viti i privatizimeve të rëndësishme të pronës shtetërore. Procesi i privatizimit të pronave shtetërore në Shqipëri është shoqëruar me jo pak polemika, veçanërisht midis kampeve politike. Por zoti Beqiri premton se gjithçka në procesin që sapo ka nisur, do të jetë transparente, "për të minimizuar çdo lloj spekullimi dhe për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve". | LOKALE Debate për privatizimin në Shqipëri19 shkurt 2010 | Faqja Kryesore Forum: Privatizim masiv i pasurive kombëtare17 mars 2010 | Rajoni Ish pronarët reagojnë ndaj projektligjit14 gusht 2009 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||