BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 14 gusht 2009 - 10:32 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Ish pronarët reagojnë ndaj projektligjit
Në pllazhin e Durrësit janë bërë ndërtime të shumta
Projektligji parashikon marrjen e pronësisë nga pronarët e banesave
Në Shqipëri, Shoqata Pronësi me Drejtësi kundërshton një projektligj të qevërisë për shitjen e trojeve të fshatrave turistike ndërtuesve të tyre.

Reagimi i Shoqatës Pronësi me Drejtësi ka qënë mjaft i ashpër pasi qeveria shqiptare bëri të ditur se ka në plan të miratojë një projektligj për pronat.

Sipas këtij ligji, trojet e fshatrave turistike do të privatizohen nga blerësit e banesave që janë ngritur mbi tokat e ish pronarëve.

Sipas tyre, kjo është një zgjidhje në kundërshtim me interesat e pronarëve të tokave.

Ata thanë se do të kërkojnë kompensimin e pronave të tyre në bregdet dhe jo para.

Që nga viti 1995, kur doli ligji për ndërtimin e fshatrave turistike, në zona të ndryshme të Shqipërisë, veçanërisht në bregdet ka më dhjetra të tillë, por pronarët e tyre ju kanë ndryshuar destinacionin duke i shitur tek blerës të ndryshëm.

Vlera e detyrimeve që ata i kanë shtetit pas kësaj vlerësohet në miliona euro.

Opozita nga ana e saj thotë se ky është një falje borxhi nga ana e qeverisë për debitorët e buxhetit të shtetit.

LOKALE
Reagim 'diplomatik' për rastin Bollano
22 prill 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>