|
Socialistët kundër projektligjit për tokat djerrë | |||||||||||||||||||||||
Në Tiranë, opozita e ka cilësuar si një mekanizëm jo kushtetues një projektligj të ri të qeverisë sipas të cilit ajo ka vendosur të marrë me qera tokat e lëna djerrë nga pronarët e tyre. Reagimi erdhi pas deklaratës së kryeministrit shqiptar, Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë. Në një dalje para mediave, deputeti i PS, Eduard Shalësi bëri përgjegjës drejtpërdrejt zotin Berisha për situatën sipas opozitës të vështirë në fshatin shqiptar. Sipas deputetit Shalësi, deklaratat e kryeministrit vijnë për faktin se ai jeton larg fshatit dhe nuk njeh realitetin. Shqipëria është vendi me sipërfaqen e tokës së punueshme më të vogël në Evropë për frymë të popullsisë. Ajo ka vetëm 24 për qind të territorit tokë bujqësore, e barabartë kjo me 700 mijë ha. Afro 14 për qind e saj është tokë e pandarë dhe thuajse e braktisur. Shifrat e tokes së punueshme janë të ulta e po kështu edhe niveli i mekanizimit të punimeve. Shoqatat e pronarëve dhe disa forca politike të djathta kanë cilësuar si shkaktar kryesor të kësaj gjendje, ligjin 7501 për ndarjen e tokës të miratuar në fillim të viteve ’90 nga PS e PD dhe kanë kërkuar vazhdimisht shfuqizimin e tij. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||