|
SHBA mbështet procesin e Treshes | |||||||||||||||||||||||
Zyra e SHBA-së në Prishtinë ka përsëritur qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane se e mbështet fuqishëm procesin e filluar të Treshes Ndërmjetësuese për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Qëndrimi i zyrës amerikane pason një shkrim në mediat kosovare se SHBA-ja po e shqyrton mundësinë e ngrirjes së procesit të zgjidhjes së statusit për 12 vjet, periudhë brenda së cilës do të investohej në rrugën e përgatitjes së Kosovës për integrime evropiane. Sipas shkrimeve të mediave në Kosovë, rifillimi i zgjidhjes së statusit të Kosovës do të bëhej më 5 janar të vititi 2020. Por zyra amerikane në Prishtinë ka thënë se "qëndrimi i SHBA-ve lidhur me statusin e Kosovës është artikuluar shumë herë nga politikbërësit e nivelit të lartë, përfshirë presidentin Bush dhe Sekretaren e Shtetit Rice". Sipas kësaj zyre qeveria amerikane pret që në fund të procesit të negociatave "përcaktimi i statusit të Kosovës do të lëvizë drejt një përfundimi, sa më shpejt që të jetë e mundur." | LOKALE E ardhmja e Kosovës17 gusht 2006 | Analiza Bisedimet e Vjenës pa rezultat23 tetor 2007 | Rajoni Treshja diskuton takimin e rradhës29 tetor 2007 | Rajoni Wisner vlerëson procesin deri në dhjetor30 tetor 2007 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||