BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 20 gusht 2007 - 08:49 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Policia në kërkim të ish-të burgosurve
Harta e Kosovës
Ndërsa vazhdon kërkimin e të arratisurve nga burgu i Dubravës, policia në Kosovë ka arrestuar katër oficerë korrektues që dyshohen se i kanë ndihmuar ata.

"Si të dyshimtë për ndihmë në arratisje janë ndaluar katër oficerë korrektues," tha zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani.

Policia ka shpërndarë fotografi të të arratisurve dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në kapjen e tyre.

Shtatë të burgosurit, njëri prej tyre i armatosur, janë arratisur të shtunën pasdite nga burgu i Dubravës në Kosovën Perëndimore.

Policia beson se të arratisurit janë ndihmuar nga persona brenda dhe jashtë burgut.

Vepra të rënda

 Ne apelojmë te qytetarët e Kosovës, që nëse takohen rastësisht me këta persona, atëherë t'a njoftojnë stacionin më të afërt të policisë, për arsye se këta konsiderohen të jenë të armatosur dhe të rrezikshëm
zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani.

Të arratisurit nga burgu i Dubravës janë të akuzuar për vepra të rënda penale dhe konsiderohen 'persona të rrezikshëm'.

Fotografitë e tyre janë shpërndarë kudo dhe policia u ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë autoritetet për kapjen e tyre.

Policia po vazhdon kërkimin e tyre në tërë territorin e Kosovës dhe në pikat kufitare.

"Ne apelojmë te qytetarët e Kosovës, që nëse takohen rastësisht me këta persona, atëherë t'a njoftojnë stacionin më të afërt të policisë, për arsye se këta konsiderohen të jenë të armatosur dhe të rrezikshëm", tha zoti Elshani.

Incident

Arratisja nga burgu i Dubravës ka ndodhur pas një incidenti ndërmjet të burgosurve dhe oficerëve korrektues në avionin numër 1.

Kjo nuk është hera e parë që të burgosurit arratisen nga burgjet e Kosovës.

Njëri nga të burgosurit e arratisur, Faton Hajrizi është arratisur të paktën tre herë nga burgu dhe një një rast ai është arrestuar në njërin nga aeroportet e Gjermanisë.

Burgjet në Kosovë janë në kompetencë të Misionit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa autoritetet vendore kanë përgjegjësi të kufizuara.

LOKALE
Disa të burgosur arratisen nga burgu
19 gusht 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>