|
Disa të burgosur arratisen nga burgu | |||||||||||||||||||||||
Shtatë të burgosur kanë ikur të shtunën pasdite nga Burgu i Dubravës në Kosovën Perëndimore. Policia thotë se arratisja e tyre ka ndodhur pas një incidenti në burg. Sipas zëdhënësit të Shërbimit policor të Kosovës, Veton Elshani, të gjithë të burgosurit e arratisur ishin të akuzuar për vepra të rënda penale dhe konsiderohen persona të rrezikshëm. Policia është vënë në kërkim të tyre. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||