BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 30 prill 2010 - 09:58 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Shtohet presioni mbi Greqinë për të vepruar
George Papandreou
Papandreu përballë presionit nga jashtë dhe revoltës popullore
E teksa bisedimet për një paketë shpëtimi kanë mbërritur në një fazë kritike, qeveria në Athinë është duke u vënë nën presion intensiv për të kryer shkurtimet në buxhet.

FMN dhe BE janë duke disktuar për t'i dhënë një hua Greqisë, me vlerë mbi 40 miliard stërlina, por ata duan të shohin masa të mëtejshme për uljen e defiçitit.

Sindikatat greke shprehën zemëratën e tyre ndaj kushteve të vëna pas një takimi me kryeministrin grek.

Ata pretendojnë se Greqisë i është kërkuar që të kursejë rreth 20 miliard dollarë në dy vitet e ardhshme.

Sindikatat kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme javën e ardhshme.

Mbrëmjen e së enjtes policia lëshoi gaz lotsjellës për shpërndarjen e qindra demonstruesve që priotestonin ndaj planit të shpëtimit.

Lajmi që shpëtimi për Greqinë ishte vetëm pak ditë larg, qetësoi në një farë mënyre tregjet financiare, por atmosfera në Greqi është kundër çdo pakete shpëtimi.

Kryeminsitri Jorgos Papandreu ka thënë se vendi është në luftë për mbijetesë.

Shpëtimi më afër

Komisioni Evropian shpreson që negociatat me Greqinë për paketën e ndihmës nga Eurozona dhe FMN-ja do të përfundojnë pas disa ditësh.

Olli Rehn, Komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, tha që shpresonte që marrëveshja të ishte themelore për rimëkëmbjen ekonomike në mbarë zonën Euro.

Komisioni Evropian është duke luajtur një rol udhëheqës bashkë me FMN-në, duke përcaktuar hollësitë e një pakete shumëmiliardëshe për Greqinë.

Komisioneri Olli Rehn, tha se ekipet ishin duke punuar natë e ditë dhe ai shpresonte që negociatat të përfundonin brenda pak ditësh.

Megjithëse ai nuk dha ndonjë hollësi për paketën, ai tha se ajo përfshinte reforma strukturore të thella për ekonominë greke për disa vjet.

Greqia, e cila përballet me revoltë publike lidhur me masat shtrënguese, thotë se kjo do të mund të jetë një prej çështjeve kryesore për qeverinë greke.

Por zoti Rehn tha se një marrëveshje duhet t'i jepte ekonomisë greke hapësirë të mjaftueshme për t'u rikthyer në rrugën e një rritje të qëndrueshme.

Kjo gjë është esenciale për stabilitetin e monedhës euro dhe kyçe për rimëkëmbjen ekonomike.

LOKALE
Tregjet në rënie si pasojë e borxhit grek
28 prill 2010 | Faqja Kryesore
Evropianët theksojnë kushtet për Greqinë
25 prill 2010 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>