|
Obama dhe Merkel diskutojnë për krizën greke | |||||||||||||||||||||||
Presidenti Obama dhe Kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë kanë bërë një bisedë telefonike ku kanë shprehur shetësimet e tyre për krizën financiare në Greqi, dhe ndikimet e saj në mabarë Evropen. Shtëpia e Bardhë tha se situata ishte tepër shqetësuese. Ajo vijoi, se zoti Obama dhe zonja Merkel janë të të njëjtit mendim se duhej marrë një rezolutë për Greqinë me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Eevropian. FMN-ja tha se një paketë shpëtimi e udhëhequr nga Evropa duhej të implementohej menjëherë pasi situata po përkeqësohej. Të mërkurën kredibiliteti i ekonomisë spanjolle në listën e hartuar nga agjensia Standard & Poor u ul dhe shefi i strategjisë së investimeve në këtë agjensi Sam Stovall tha se Spanja ishte një ekonomi më e madhe se Greqia dhe kjo përbënte shqetsëim edhe më të madh për Spanja përfaqëson rreth 8.5 % të GDP-së Evropiane, ndërsa Greqia më pak se 2%. Kriza greke ndikim edhe në Shqipëri, por jo në banka Ndërkohë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani thotë se kriza greke do të ketë ndikime në ekonomitë e dy vendeve Shqipëri dhe Greqi, por nuk do të prekë sistemin bankar të Shqiperise. Sipas Fullanit, sistemi bankar shqiptar është i veçantë dhe se bankat greke që operojnë në Tiranë janë të kontrolluara nga Banka e Shqipërisë. Guvernatori Fullani thotë se po vihet re një ecuri e ngadaltë e ekonomisë vendase. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||