|
Shtohen zërat brenda BE-së për ndihmë ndaj Greqisë | |||||||||||||||||||||||
Italia dhe Austria i kanë bërë thirrje partnerëve të tyre në BE të mos vonojnë dhënien e ndihmës financiare Greqisë. Austria thotë se fondet janë urgjente për të shpëtuar Greqinë nga borxhi i madh që ka dhe se nuk duhet humbur koha. Ministri i jashtëm italian, Franco Frattini, kritikoi atë që ai e quajti intrasigjencë të Gjermanisë mbi këtë çështje. Në kohën kur në Gjermani pritet të mbahen zgjedhje rajonale, qeveria thotë se nuk do të aprovojë pagesat ndaj Greqisë pa siguri të qarta për shkurtimet që qeveria greke duhet të bëjë. Të premten, qeveria greke kërkoi aktivizimin e një pakete ndihme me vlerë 60 miliardë doallër nga partnerët në BE dhe FMN. Ajo mund të jetë mjaft entuziaste për përfshirje të FMN, por në rrugë rezistenca po rritet. Kësaj rezistence i ka dhënë më peshë sapozgjedhja e udhëheqësit të ri të partisë konservatore, Antonis Samaras, i cili ka paralajmëruar se FMN do te detyrojë Greqinë të vendosë masa të reja që as ekonomia, as shoqëria nuk do të jenë në gjendje të përballojnë. Simptoma të stresit në të cilin po kalon vendi u shfaqën jashtë ministrisë të brendshme dhe portit kryesor të grek të Pireut. Punonjësi të portit ndaluan tragetet që udhëtojnë për në ishuj të tjerë, ndërsa ata u hodhën në grevë 24 orëshe. Ndërkohë unioni kryesor i punonjësve publikë po planifikon një demostratë të madhe kundër FMN më vonë këtë javë. Fjalët e shefit të përgjithshëm të FMN se grekët nuk duhet të kenë frikë nga FMN duket se kanë rënë në vesh të shurdhët. Ndërkohë çmimi që qeveria greke duhet të paguajë për huatë po vazhdon të rritet. Ai kapërceu 9% për herë të parë qëkur Greqia iu bashkua eurozonës. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||