|
Pranë përfundimit bisedimet për problemin grek | |||||||||||||||||||||||
Komisioni Evropian shpreson që negociatat me Greqinë për paketën e ndihmës nga Eurozona dhe FMN-ja do të përfundojnë pas disa ditësh. Olli Rehn, Komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, tha që shpresonte që marrëveshja të ishte themelore për rimëkëmbjen ekonomike në mbarë zonën Euro. Komisioni Evropian është duke luajtur një rol udhëheqës bashkë me FMN-në, duke përcaktuar hollësitë e një pakete shumëmiliardëshe për Greqinë. Komisioneri Olli Rehn, tha se ekipet ishin duke punuar natë e ditë dhe ai shpresonte që negociatat të përfundonin brenda pak ditësh. Megjithëse ai nuk dha ndonjë hollësi për paketën, ai tha se ajo përfshinte reforma strukturore të thella për ekonominë greke për disa vjet. Greqia, e cila përballet me revoltë publike lidhur me masat shtrënguese, thotë se kjo do të mund të jetë një prej çështjeve kryesore për qeverinë greke. Por zoti Rehn tha se një marrëveshje duhet t'i jepte ekonomisë greke hapësirë të mjaftueshme për t'u rikthyer në rrugën e një rritje të qëndrueshme. Kjo gjë është esenciale për stabilitetin e monedhës euro dhe kyçe për rimëkëmbjen ekonomike. | LOKALE Obama dhe Merkel diskutojnë për krizën greke29 prill 2010 | Faqja Kryesore Tregjet në rënie si pasojë e borxhit grek 28 prill 2010 | Faqja Kryesore Shtohen zërat brenda BE-së për ndihmë ndaj Greqisë26 prill 2010 | Faqja Kryesore Evropianët theksojnë kushtet për Greqinë25 prill 2010 | Faqja Kryesore Greqia kërkon aktivizimin e paketës së ndihmës23 prill 2010 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||