|
Interneti medium edhe për gjetjen e dashurisë | |||||||||||||||||||||||
Gjetja e bashkëshortit përmes internetit, është kthyer një biznes të suksesshëm në Indi në vitet e fundit. Faqja e internetit Shaadi.Com, është sot shërbimi më i madh në internet për shërbimet matrimoniale, që u shërben dhjetra mijëra indianëve. Si pjesë e sezonit të BBC-së Superpower, Rajini Vaidyanathan shkoi në Bombej për të folur me njerëzit që po e kërkonin në internet dashurinë. Tradita dhe interneti Kultura indiane ka qënë gjithmonë e dominuar nga ajo që mund ta quajmë kontradita Bollywood. Në ekranin e madh, personazhet bien në dashuri me shikim të parë dhe pas një qëndrese nga ana e prindërve historia ka një fund të lumtur. Por megjithë këtë përrallë romantike, në Indinë e vërtetë çështjet e zemrës trajtohen me një qasje shumë më pragmatike. Ndryshe nga perëndimi, është kryesisht tabu për vajzat që ato të shkojnë në klube për të takuar djemtë. Në një prej kafeneve të shumta të Bombejit shikon shumë beqarë. "
Nik Talreja, një 29 vjeçar i suksesshëm që pasi ka kaluar vitet duke udhëtuar, tre vitet e fundit i ka kaluar duke kërkuar në internet partneren ideale. "Do të doja shumë të gjeja dikë jo në internet, por kjo është India. Është shumë e vështirë të ndalosh dikë në rrugë e ta ftosh për kafe?' Talreja thotë se e ka provuar këtë në aeroporte, në kafene, në shkollë, në zyrë. Kudo. "Duhet të jesh me shumë fat që personi që takon të kthehet në partnerin tënd. Dhe nuk është vetëm vajza që duhet të bindet, janë prindërit e saj". "Pra është shumë e vështirë, ndaj edhe interneti duket zgjedhja më e mirë, për të shpëtuar kohë." Telreja tregon më pas se cilët kanë qënë të interesuar për profilin e tij? "Oh, ka patur mjekë, punonjës të aeroportit, stilista mode. Mund ta kuptosh nëse një vajzë e ka bërë vetë profilin e saj, apo e kanë bërë prindërit për të." "Kjo kuptohet nga gjuha që përdoret. Pra e kupton nëse vajza është paraqitur, apo është vepër e së ëmës. Kështu shpejgon Talreja që duket si ekspert i profileve në internet. Në shumë vende perëndimore faqet ku mund të kërkosh partnerë në internet janë mjete të pranuara tani për të rinjtë që kërkojnë të gjejnë parnterin e tyre. Ato ofrojnë leverdi edhe zgjedhje. Duke folur me Nik kupton një tendencë, që në Indi nuk janë të rinjtë që kërkojnë dashurinë në internet, por prindërit e tyre. Mblesëri edhe në internet
"Ne jemi thjesht prindër të vajzave tona. Dëshira jonë e vetme është që ato të martohen brenda klasës së tyre, kjo është e gjitha". Arun Joshi është një prej miliona prindërve aziatikë që përdor internetin. Vajza e tij është 29 vjeç dhe me standartet indiane e ka kaluar kohën më të mirë për martesë. Për këtë arsye zoti Joshi ka vendosur të ndërhyjë. "Unë e di se çfarë zgjedh ajo dhe e di për cilët njerëz do të ishte e interesuar". Joshi thotë se vajza e tij nuk ka zgjedhur ende. "Po të ishte për dikë tjetër, ndoshta do të kishte pëlqyer shumë, por vajza ime është speciale, ajo nuk do." "Ne jemi duke u përpjekur ta bindim atë që të martohet, por ajo më thotë, përse baba kërkon të më largosh prej teje". Joshi thotë se është i bindur që brenda gjashtë muajsh do ta gjejë kandidatin e përshtatshëm për vajzën e tij. Shpresat e zotit Joshi ndoshta nuk janë realiste. Një prind tha se e kishte gjetur kandidatin për martesë brenda gjashtë javësh, por për të tjerë interneti përfaqëson vendin e fundit pas vitesh të tëra kërkimi. Nikhil është një fotograf, që zgjodhi internetin pasi nuk pati sukses në mënyra tradicionale të bërjes çift. Gjetja e nuses së tij të re, Jueli është për të një ëndërr romantike e bërë realitet. "Kam parë 4 apo 5 vajza përmes të afërmve të mi, por m'u duk një mënyrë shumë e kufizuar, sikur ata të ishin blerësit e një kali". Nikhil tha se shkoi në internet, pasi kjo është mënyra më e lehtë, më e mirë dhe këtë ai e kuptoi pas martesës. Nikhil dhe bashkëshortja e tij Jueli tregojnë se u takuan jashtë një tempulli, një ditë të enjte. Jueli thotë se sapo e pa e kuptoi se e dëshironte. Nikhil nga ana e tij thotë se nuk ishte ndjerë më parë si në atë ditë. Nikhil thotë se u martuan pas tre muajsh, Jueli e korrigjon u fejuam pas tre muajsh. | LOKALE Homos Interneticus: Brezi i Internetit05 mars 2010 | Faqja Kryesore Hiqen kufizimet për internetin09 mars 2010 | Faqja Kryesore Interneti dhe përhapja në Shqipëri10 mars 2010 | Faqja Kryesore SHBA promovon internetin në Iran, Sudan e Kubë09 mars 2010 | Faqja Kryesore Facebook pushton Kosovën05 mars 2010 | Faqja Kryesore Interneti-superfuqi e re 03 mars 2010 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||