|
Hiqen kufizimet për internetin | |||||||||||||||||||||||
Shtetet e Bashkuara do të heqin disa kufizime tregtare ndaj Iranit, Sudanit dhe Kubës në një përpjekje për të inkurajuar përdorimin e internetit në këto vende. Amerikanët do të heqin kufizimet mbi eksportin e teknologjisë së internetit dhe të përdorimit të rrjeteve sociale në këto tri vende. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se qeveria amerikane po bënte investime të mëdha në teknologji për t'iu mundësuar njerëzve përdorimin e internetit, pavarësisht nga masat e qeverive në këto vende për ta bllokuar atë. Liria e internetit po shndërrohet me shpejtësi në një nga parimet e politikës së jashtme amerikane. Departamenti i Thesarit bëri të ditur se vendimi për të hequr kufizimet në eksportin e programeve dhe shërbimeve kompjuterike, do ta bëjë më të lehtë për iranianët, sudanezët dhe kubanezët që të përdorin interntetin për të komunikuar mes vetes dhe me botën e jashtme. Në deklaratë thuhet se kjo do t'iu mundësojë atyre që të ushtrojnë 'një ndër të drejtat bazë'. Një pjesë e kësaj teknologjie do të përdoret për t'iu anashkaluar kufizimeve që ekzistojnë në këto vende për përdorimin e programeve të tilla si Twitter-i, apo të mesazheve që dërgohen përmes internetit. Muajin e kaluar autoritetet iraniane kufizuan përdorimin e Gmail-it në prag të protestave të planifikuara nga opozita. Pavarësisht nga heqja e kufizimeve për teknologjinë e informacionit, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ushtrojnë presion për ashpërsimin e sanksioneve ndaj qeverisë së Iranit, lidhur me programin e debatueshëm bërthamor që ajo po ndjek. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||