|
Brown për rritjen e objektivave për klimën | |||||||||||||||||||||||
Kryeministri britanik, Gordon Brown, thotë se dëshiron që udhëheqësit evropianë të angazhohen për reduktim edhe më të madh të emetimeve sesa ishte rënë dakord më parë. Zoti Brown tha se Bashkimi Evropian duhet të synonte për të ulur emetimet me 30 për qind në vend të 20 për qind deri në vitin 2020. Bashkimi Evropian deri tani ka treguar vullnetin për të rritur objektivat nëse arrihej një marrëveshje ndërkombëtare në samitin e Kopenhagës. Reduktime në nivelin 30 për qind, është një propozim që mund të has me kundërshtimin e vendeve të Evropës Lindore, të cilat varen nga termocentralet që punojnë me qymyrguri. Delegatët nga afro 200 vende diskutojnë gjatë samitit për Klimën që po zhvillohet në Kopenhagë për arritjen e një marrëveshjeje për t'u ballafaquar me ngrohjen globale. Një vrojtim i komisionuar nga Shërbimi Botëror i BBC-së sugjeroi se po shtohet shqetësimi i publikut ndaj ngrohjes globale. Rreth 64 për qind e të anketuarve thanë se e konsideronin atë një problem shumë serioz, shifër kjo 20 për qind më e lartë se e një dekade më parë. Sipas vrojtimit, në dy nga vendet që shkaktojnë ndotjet më të mëdha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinë, ka rënë shqetësimi për rreziqet e ndryshimit të klimës. | LOKALE Disa nga çështjet kryesore në Kopenhagë01 dhjetor 2009 | Faqja Kryesore Kina angazhohet me shifra konkrete për klimën26 nëntor 2009 | Faqja Kryesore Qëndrimet në Kopenhagë për klimën 17 nëntor 2009 | Faqja Kryesore APEC tërhiqet nga zotimi për klimën 15 nëntor 2009 | Faqja Kryesore Kina kërkon dhënie fund të proteksionizmit17 nëntor 2009 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||