|
Obama do të shkojë në Kopenhagë | |||||||||||||||||||||||
Vendimi i presidentit amerikan, Barack Obama për të shkuar në samitin për ndryshimin e klimës në Kopenhagë muajin e ardhshëm është mirëpritur në Evropë. Bashkë me vizitën u përshëndet edhe i pari njoftim specifik i Uashingtonit për uljen e emetimeve me 17 për qind deri në 2020. Ministri suedez i Mjedisit, Andreas Carlgren, vendi i të cilit ka presidencën e rradhës së BE-së, tha se prania e zotit Obama në samit i rriste shpresat dhe mund të ishte vendimtar për një rezultat të suksesshëm. Një zyrtar i administratës amerikane tha se presidenti që do të qëndronte në Evropë për të marrë çmimin Nobel për Paqe, do t'u bashkohej dhjetra udhëheqësve botërorë që e kanë pranuar me kohë ftesën për në samit. Deri tani ka patur spekulime lidhur me pjesëmarrjen e presidentit Obama në konferencën e OKB-së për klimën. Sipas Shtëpisë së Bardhë presidenti do të mbërrijë në Kopenhagë për fillimin e samitit dhe më pas do të udhëtojë për në kryeqytetin norvegjez, Oslo ku pritet të marrë çmimin Nobel për Paqe. Të paktën 65 krerë shtetesh dhe qeverish do të marrin pjesë në konferencë, por ndryshe nga presidenti Obama ata kanë gjasa të jenë të pranishëm edhe në ditët e fundit të samitit. Kreu i Sekretariatit të OKB-së për klimën tha se ishte kritike që presidenti Obama të marrë pjesë në takimin 11 ditor. Yvo De Boer tha se bota ishte me sytë nga SHBAa-ja që kjo të ofronte një objektiv për të ulur emetimet që shkaktojnë efektin serë deri në vitin 2020 dhe për të ofruar fonde në ndihmë të vendeve në zhvillim që ato të përballojnë ngrohjen globale. Në fillim të javës, zyrtarë të administratës Obama thanë se SHBA-ja do të prezantojë në samit objektiva për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit | LOKALE 'Nuk dihet' fati i fondeve për klimën25 nëntor 2009 | Faqja Kryesore Financimet dëmtojnë paktin për klimën24 nëntor 2009 | Faqja Kryesore SHBA dhe Kina sa afër aq dhe larg18 nëntor 2009 | Faqja Kryesore Qëndrimet në Kopenhagë për klimën 17 nëntor 2009 | Faqja Kryesore APEC tërhiqet nga zotimi për klimën 15 nëntor 2009 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||