|
KQZ miraton koalicionet partiake | |||||||||||||||||||||||
KQZ miratoi të premten katër koalicionet partiake që do të garojnë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri. Aleanca e Ndryshimit dhe Aleanca Poli i Lirisë nga e djathta dhe Bashkimi për Ndryshim dhe Aleanca Socialiste për Integrim nga e majta, janë katër koaliconet partiake që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Emrat e tyre sëbashku me partitë pjesëmarrëse u bënë të ditura nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve në Tiranë. Aleanca e Ndryshimit e drejtuar nga PD aktualisht në pushtet, është koalicioni me numurin më të madh të partive, gjithësej 10. Po në këtë spektër të politikës shqiptare rradhitet edhe Aleanca e Polit të Lirisë. Në krahun e majtë koalicionin më të madh Bashkimi për Ndryshim e udhëheq Partia Socialiste, partia më e madhea e opozitës. Dalja me koalicione në këto zgjedhje duket se kushtëzohet nga sistemi zgjedhor proporcional rajonal, i cili sipas specialistëve penalizon në një farë mënyre daljen e partive më vete. Në zgjedhjet e kaluara kur u votua me sistemin mazhoritar të korrektuar numrin më të madh të votave e morën PR dhe PSD, por numri i deputetëve të tyre në parlament ishte shumë më i vogël se dy partitë kryesore PD dhe PS. Në atë kohë për shkak të sistemit të votimit, ndonëse morën afro 160 mijë vota më shumë, e majta u detyrua t'ia lërë pushtetin të djathtës e cila me më pak vota kishte siguruar më shumë deputetë. | LOKALE Zgjidhet "përplasja" me ODHIR-in14 maj 2009 | Faqja Kryesore Premtohet numërim rekord i votave 08 prill 2009 | Rajoni Caktohet buxheti për zgjedhjet17 mars 2009 | Rajoni Mirëkuptim për procesin zgjedhor20 janar 2009 | Rajoni Shqipëria në zgjedhje në 28 qershor14 janar 2009 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||