BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 20 janar 2009 - 10:18 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Mirëkuptim për procesin zgjedhor

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha
Berisha kërkon bashkëpunimin e opozitës për një KQZ të besueshëm
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka mirëpritur propozimin më të fundit nga kreu i opozitës socialiste për disa aspekte të procesit zgjedhor.

Opozita, përmes kreut të PS-së, Edi Rama, shprehu të hënën shqetësimin që ajo e quajti serioz për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të përgatitjes së zgjedhjeve.

Edi Rama tha se duhet të pajisen me përparësi me karta identiteti të gjithë personat që nuk kanë pasaportë për t’ua dhënë të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje, ndërsa kërkoi ngritjen e një komisioni ad hoc për monitorimin e procesit zgjedhor.

Kryeministri Sali Berisha i mirëpriti propozimet e kreut të opozitës, ndërsa tha se opozita duhet të kontrollojë këtë proces dhe të bashkëpunojë për ngritjen e një KQZ-je me besueshmëri të lartë.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, tha në mbledhjen e KLD-së se zgjedhjet e qershorit duhet të zhvillohen në një klimë të qetë për të shënuar fundin e tranzicionit në Shqipëri.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi të hënën, përmes votimit me gogla, tetë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të propozuar nga partitë politike. Kolegji zgjedhor do të merret me shqyrtimin e mosmarrëveshjeve zgjedhore.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>