BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 18 janar 2008 - 15:02 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Presidenti rus kundër pavarësisë së Kosovës
BBC
Putin - aleati kryesor i Beogradit për Kosovën
Presidenti rus Vladimir Putin thotë se shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj nga fuqitë perëndimore do të jetë e jashtëligjshme dhe e pamoralshme.

Duke folur gjatë një vizite në Bullgari, zoti Putin përsëriti thirrjen e Moskës për bisedime të mëtejshme për arritjen e një kompromisi mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës.

Presidenti Putin konfirmoi edhe njëherë se Rusia nuk do ta pranonte pavarësinë e Kosovës.

"Një shpallje e njëanshme e pavarësisë dhe mbështetje e saj nga anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare do të ishte e paligjshme dhe imorale," tha zoti Putin në një konferencë shtypi në kryeqytetin bullgar Sofje.

"Rusia nuk mund ta mbështesë një vendim të tillë," tha zoti Putin.

Komentet e zotit Putin pasojnë deklaratën e bërë nga ambasadori rus në Kombet e Bashkuara të mërkurën se Kosova nuk do të bëhej anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe e organizmave të tjera politike ndërkombëtare nëse shpallte pavarësinë në mënyrë të njëanshme.

Vitin e kaluar Rusia kërcënoi se do të përdorte të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit për planin e Marti Ahtisaarit për pavarësi të mbikqyrur.

Edhe Kina ka kërkuar bisedime të reja për arritjen e një kompromisi.

Gjatë një vizite në Kroaci, zyrtari i lartë kinez Hua Jian Min tha se ishte e rëndësishme që palët të arrinin në një zgjidhje kompromisi përmes negociatave.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane kanë thënë se do ta mbështesin shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

LOKALE
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>