 | | | Nikoliq foli para serbëve në Mitrovicën veriore |
Kandidati i Partisë Radikale për president të Serbisë, Tomislav Nikoliq gjatë një tubimi zgjedhor në veri të Mitrovicës, u ka premtuar serbëve të Kosovës se Serbia do t'i mbrojë gjithmonë ata dhe nuk do të lejojë pavarësinë e Kosovës. Lideri i radikalëve serbë i është drejtuar masës prej mijëra simpatizantëve serbë në Mitrovicën Veriore. "Kurrë nuk do t'ju lë në baltë, kurrë nuk do të jeni vetëm, kurrë nuk do të jeni pa mbështetje. Më së shumti do të doja që unë ta marr këtë detyrë, por nëse nuk ndodhë kështu, atëherë do t'u ndihmojë atyre që janë në pushtet, siç u kam ndihmuar deri tani", ka deklaruar në Mitrovicë, kandidati për president të Serbisë, Tomislav Nikoliq. Tubimi parazgjedhor i radikalëve serbë në veri të Mitrovicës u mbajt në prag të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë, që mbahen të dielën edhe në territorin e Kosovës. | | |