|
Ende asnjë vendim për zgjedhjet | |||||||||||||||||||||||
Komisioni elektoral në Pakistan ka bërë të ditur se do të konsultojë partitë politike në vend para se të bëjë të ditur nëse të shtyjë apo jo zgjedhjet parlamentare të 8 janarit. Ai tha se do ta bëjë të ditur vendimin të mërkurën. Komisioni më herët kërkoi edhe raporte për gjendjen në krahinat e Pakistanit për t'u siguruar nëse janari është koha e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve. Dhuna, veçanërisht në krahinën Sindh ka shkaktuar probleme të mëdha në logjistikën e zgjedhjeve. Zyrat e disa komisioneve zgjedhore janë djegur bashkë me listat e votuesve. Trashëgimtarët politikë Partia e udhëheqëses së vrarë të opozitës pakistaneze, Benazir Bhutto, ka caktuar djalin e saj 19 vjeçar dhe bashkëshortin si bashkëdrejtues të partisë. Studenti Bilawal tha se do të ishte titullar i Partisë së Popullit të Pakistanit, por se kontrollin e saj do ta kishte babai i tij, Asif Ali Zardari. Bashkëdrejtuesit e rinj të partisë thanë se do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të tetë janarit. Paqartësi Nuk është e qartë se kush do të bëhet kryeministër nëse fiton Partia e Popullit. Zoti Zardari është një figurë shumë e debatueshme që ende përballet me akuza për korrupsion, ndërsa i biri, Bilawal, është student në Britani. Një korrepondent i BBC-së në Pakistan thotë se nuk është e sigurtë nëse ekipi babë-e-djalë do të shihet si forcë e besueshme në politikën pakistaneze. Reagime Presidenti Musharraf ka thënë se do ta shqyrtojë mundësinë e ndihmës ndërkombëtare për të hetuar vdekjen e zonjës Bhutto. Në një reagim të fundit, kryeministri britanik Gordon Brown u ka bërë thirrje pakistanezëve të ruajnë qetësinë, ndërkohë që udhëheqësit e tyre po shqyrtojnë se si të ruajnë ecurinë e procesit demokratik të vendit. Në një shkrim për një gazetë të Pakistanit, zoti Brown thotë se zgjedhjet e lira e të ndershme janë pengesa më e madhe për terroristët. | LOKALE Caktohen pasuesit e Bhuttos30 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore Zgjedhjet e janarit në pikëpyetje29 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore Bota dënon vrasjen e Bhuttos 28 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore Pakistanezët vajtojnë Bhutton28 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore Udhëtimi i fundit i Bhuttos28 dhjetor, 2007 | Fotogaleri Benazir Bhutto - jeta në foto28 dhjetor, 2007 | Fotogaleri | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||